Në sajë të punës së policisë për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar përkohësisht një shtetas me qëllim ekstradimi drejt Italisë.
47-vjeçari është shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Catanzaro/Itali, ka caktuar masën e sigurisë "Arrest me burg", për veprat penale "Pjesëmarrje në organizatë kriminale", "Heqje e paligjshme e lirisë" dhe "Shfrytëzim prostitucioni".
Më datë 02.11.2017, specilistët për hetimin e trafikut të paligjshëm pranë D.V.P. Tiranë, arrestuan përkohësisht me qëllim ekstrdimi drejt Italisë shtetasin Ilir Balla, 47-vjeç, banues në Tiranë.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Tiranë për veprime të mëtejshme, në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur.





