Policia ka nisur hetimin pasuror në ngarkim të një 24-vjeçari të kapur nga forcat blu për llogari të shtetit Italian, si dhe i kanë sekuestruar automjetin me vlerë rreth 20.000 euro.

Bëhet fjalë për shtetasin Florjan Zeqja, 24 vjeç, banues në Maqellarë-Dibër, i cili është kapur në datën 25.04.2018, nga forcat e Drejtorisë së Policisë Dibër, për llogari të shtetit Italian, i dënuar me  6 vjet burg, për veprën penale "Shfrytëzim prostitucioni".

Sektori për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve, ka sekuestruar automjetin tip “Mercedez Benz – CLS”, me targa AA 010 TK, që kap vlerën rreth 20.000 Euro, në pronësi të shtetasit F.Zeqja, ku dyshohet se kjo pasuri ka ardhur si rezultat i veprimtarive kriminale, të kryera nga shtetasi i lartëpërmendur.

Vijon hetimi pasuror për të gjitha pasuritë që ka ky shtetas ose që mund t'i ketë fshehur. Materialet proceduriale do ti referohen Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për veprën penale “Pastrim produktesh të veprës penale”, parashikuar nga neni 287, I  Kodit Penal.