Pasditen e sotme, shtetasi Lauris Zelvis, 52 vjeç, rezident në Mbretërinë e Bashkuar, ka njoftuar sallën operative të Policisë së Shkodrës, se në banesën e tij, në lagjen “Gjuhadol”, ka gjetur të pajetë shokun e tij, shtetasin letonez Lauris Zelvis, 38 vjeç , rezident në Mbretërinë e Bashkuar. Nga veprimet e deritanishme hetimore rezulton se 38-vjeçari i ardhur në Shqipëri, për qëllime turistike, e ka humbur jetën për shkaqe natyrore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe për dokumentimin e shkakut të humbjes së jetës së 38-vjeçarit.