Ai po përmbushte ëndrrën për një jetë të re në Shqipëri me një grua që ishte sa gjysma e moshës së tij, por gjithçka iu kthye në një makth.
Kështu mediat italiane nisin raportimin për historinë e një biznesmeni 55-vjeçar që është zhvatur nga një shqiptare dhe i dashuri i saj.
Në pranga ka rënë 28-vjeçarja Natasha Kaciqi e cila ka arritur të marrë nga italiani 33 mijë euro dhe partneri i saj i ri Ruggiero Albrizio, 41 vjeç.
Italiani kishte nisur me shqiptaren që kishte njohur në një lokal lap dance një marrëdhënie jashtëmartesore që zgjati gati 4 vjet me planet për të blerë edhe një shtëpi në Shqipëri.
Për italianin lidhja me të renë shqiptare ishte serioze, por në muajin qershor të këtij viti diçka shkoi keq dhe marrëdhënia përfundoi. Pas kësaj, kërcënimet e shqiptares për t’I zhvatur para të tjera biznesmenit Italian shtoheshin gjithnjë e më shumë.
Biznesmeni thotë se muajt e fundit shqiptarja e kërcënonte me bërjen e lidhjes publike duke i marrë shuma të mëdha parash. 55-vjeçari italian iu drejtua policisë e cila ngriti kurthin duke bindur shqiptaren të paraqitet në një takim ku do të merrte edhe 10 mijë euro të tjera.
Në këto momente i janë vënë prangat bashkë me të dashurin e saj të ri. Autoritetet italiane thonë se hetimet nuk kanë përfunduar.





