Gjykata italiane e ka dënuar me 7 vite burg dhe 20 mijë euro gjobë, korrierin shqiptar të drogës, resident në Viadana.

37-vjeçari Shuaip Tufa i konsideruar një prej korrierëve më të rëndësishëm të drogës ndërmjet Emilias dhe Mantovës, përfundoi në pranga bashkë me një bashkëkombas nëntorin e kaluar pas një operacioni të koordinuar nga policia dhe Guardia di Finanza.

Në banesën e tij ishin gjetur 11 kg e 100 gram kokainë. Ndërsa në garazhin e jashtëm, ishin gjetur në një frigorifer rreth 9 kg marijuanë, 11180 euro të holla, 4 telefonë celularë dhe materiali për përzierjen e drogës si dhe ambalazhi për dozat.

Sipas akuzës, kokaina ishte gati për t’u transportuar në Parma.

Gjatë aksionit për kapjen e shqiptarit, policët dhe ushtarakët vunë Tufën I cili doli nga shtëpia me makinë me një sjellje nervoze.

Pak më vonë kishte mëbrritur një Lancia Y nga e cila kishte zbritur një tjetër shqiptar, Zenaldo Mamaqi, 27 vjeç, që ndodhej në Itali prej pak ditës. I riu ishte nisur me makinë, për t’u ndaluar ma pas nga financierët. Në bordin e makinës kishte 8 kile e gjysmë kokainë të ndarë në 8 pako.