Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë së paligjshme në fushën e narkotikëve, policia ka goditur një tjetër rast të shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla.

Në pranga ka rënë shtetasi Juli Sinani, 24 vjeç banues në Elbasan, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në lavazhin e të riut në lagjen "Emin Matraxhiu", është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 2 doza lëndë narkotike e dyshuar si kokainë.

Matrialet i kaluan Prokurorisë  së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve",  parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal.