Një krim i rëndë brenda familjes ka ndodhur sot në fshatin Karpen të Kavajës, ku burri ka vrarë gruan e tij.

Sipas të dhënave të para, “DurrësLajm” mëson se autori i krimit është Sami Metushi, i cili për motive të dobëta, ka qëlluar me thikë bashkëshorten e tij Sose Metushi.

Fatkeqësisht gruaja ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.

Forcat e policisë kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe kanë bërë të mundur kapjen e burrit.