Policia e Krujës ka sekuestruar një sasi prej 188 kg e 650 gr marijuanë dhe ka vënë në pranga poseduesin e saj.
Më datë 28.03.2018 u arrestua në flagrancë shtetasi Artan Kraja 42 vjeç, banues në Fushë-Krujë, informon sot policia e Durrësit.
Sasia e lëndës narkotike u zbulua gjatë kontrollit të ushtruar nga uniformat blu në një karroceri-trailer të prishur, që 42-vjeçari e kishte përshtatur si magazinë.





