Ka ndërruar jetë 16-vjeçari që u përplas paraditen e sotme nga treni në Durrës.
Pas tre orëve në sallën e operacionit, fatkeqësisht adoleshenti nuk mundi të mbijetonte.
“DurrësLajm” mëson se viktima është identifikuar si shtetasi Samuel Kokomani, 16 vjeç.
Aksidenti tragjik u regjistrua sot në hyrjen e Durrësit, rreth orës 11:00.
Mësohet se i riu ka qenë me kufje në vesh në momentin që është përplasur nga treni, çka ka shkaktuar si pasojë që ai të mos dëgjonte kur kaloi lokomotiva, një pakujdesi fatale që çoi në vdekjen e tij.





