Policia në Malësi të Madhe ka arrestuar një 41-vjeçar, i cili ishte në kërkim që prej 2023 për kultivim të bimëve narkotike.

Kujtojmë se më 9 gusht 2023, në fshatin Goraj, Kastrat, punonjësit e Policisë kanë konstatuar një automjet në të cilin po transportoheshin 480 bimë të dyshuara narkotike cannabis, të prera.

41-vjeçari, i Martin Vasile (Leka), sapo ka konstatuar punonjësit e Policisë, ka braktisur automjetin dhe është larguar me shpejtësi.

Njoftimi i policisë:

Komisariati i Policisë Malësi e Madhe, në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, lokalizoi, kapi dhe ndaloi shtetasin e shpallur në kërkim M. V.(L.), 41 vjeç, banues në fshatin  Qafë Aliaj, pasi Gjykata e Shkodrës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Më datë 09.08.2023, në fshatin Goraj, Kastrat, punonjësit e Policisë kanë konstatuar një automjet në të cilin po transportoheshin 480 bimë të dyshuara narkotike cannabis, të prera. 41-vjeçari, sapo ka konstatuar punonjësit e Policisë, ka braktisur automjetin dhe është larguar me shpejtësi.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të metejshme.