Me urdhër të Prokurorit të Athinës, policia greke ka bërë sot publike identitetin dhe fotot e tetë personave, anëtarë të një grupi kriminal, të cilët kryenin vjedhje, kryesisht të motorçikletave si dhe falsifikime. Mes të arrestuarve është edhe një shqiptare.
Zbulimi i këtij grupi erdhi pas një hetimi 6 mujor. Sipas burimeve të policisë greke në përbërje të grupit janë 6 greke, një nga Moldavia, një femër nga Rumania dhe shqiptarja e identifikuar me emrin Marelena Koçaj, 21 vjeç.





