Mëngjesin e së enjtes, agjentët e policisë kanë zbatuar tre udhër arreste: Davide Daddato, 51 vjeç, banues në Barleta, Umberto di Benedetto, 43 vjeç, banues në Trani, dhe Emiljano Mustafa, 30 vjeç, shtetas shqiptar. Të tre janë të hetuar për lidhje me trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Hetimet kanë filluar në 27 shtator 2017 nga seksioni i antidrogës ndaj Gioacchino Spadavecchia di Molfetta, 66 vjeç, të cilit iu gjetën 12 pako heroinë me pesë 4 kilogramë, menjëherë sapo kishte mbërritur në Bari me një traget që vinte nga Durrësi. Një nga pakot ishte fshehur në kabinën e tragetit, ndërkohë që 11 të tjera u gjendën pas kontrolleve në shtëpinë e tij në Molfetta.

Hetimet e mëvonshme të koordinuara me drejtorinë antimafia në Bari kanë dalluar një organizatë ndërkombëtare që transportonte heroinë dhe marijuanë nga Shqipëria në Itali. Gjatë aktivitetit janë sekuestruar shumë ngarkesa droge destinuar për eksponentë të krimit kalabrez dhe sicilianë dhe në veçanti: 30 janar 2018 Umberto Barretta u arrestua ndërsa transportonte në një makinë Peugeot 100 kg marijuanë destinuar te sicilianët.

Në 11 prill 2016 në Bari, në një Reno Clio u ndalua Giuseppe La Regina me 15 kg heroinë, destinuar për pritësit kalabrezë. Po të hidhej në treg vlera e drogës ishte 4 milionë euro.

Hetimet dokumentuan se organizata ishte venë në komunikim me Ndranghetën që merrte heroinën dhe e shkëmbente me kokainë.

Ndërkohë Emiljano Mustafa, referenti i tyre në shqipëri, u arrestua në Durrës me bashkëpunim të policisë kriminale, zyrës së Interpol dhe policinë e shtetit shqiptar. Ky i fundit, është vendosur nën një mbikqyrje të posaçme në Shqipëri, në pritje të ekstradimit.