Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Durrës ku mësohet të jetë plagosur me armë shtetasi Marvin Paja.

23-vjeçari është plagosur me dy plumba në këmbë me armë zjarri. 

Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 18.

Mësohet se i plagosuri është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes së rëndë.