Mbrëmjen e së shtunës Vlora është tronditur nga të shtënat me armë, ku për pasojë ka mbetur i plagosur rëndë një person.
I plagosuri me emrin Romeo, është banor në lagjen “Pavarësia” dhe pronar i një lokali në Lungomare.
Makina ndaj të cilës është qëlluar tip “Land Rover” me targë “AA 970 DL”.
I plagosuri ka qenë duke parkuar makinën për të shkuar në lagje, kur autorët e kanë pritur dhe kanë qëlluar me breshëri.
Në makinë janë lënë gjurmë të dhjetëra plumbave.
Autorët janë larguar pasi kanë lëshuar breshërinë e armës, ndërsa kanë djegur makinën pranë “7 pallateve”.





