Një person është vrarë me armë zjarri mbrëmjen e sotme në zonën e Kinostudios në Tiranë.
Ngjarja ndodhi pak minuta më parë, në rrethana ende të paqarta.
Viktima është një 28-vjeçar i identifikuar si Marjo Majallari, ndërsa autorët e kësaj ngjarjeje nuk dihen ende.
Dyshimet paraprake janë se pas ekzekutimit të Marjo Majallarit qëndrojnë motivet e hakmarrjes.
Kjo pasi babai i tij Avni Majallari është një person i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje të dyfishtë.
Forca të shumta policia kanë rrethuar zonën, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
Mësohet se janë shoqëruar në polici disa shtetas për të dhënë sqarime për ngjarjen.





