Një i ri shqiptar ka gjetur vdekjen orët e para të së mërkurës në një aksident tragjik në Itali. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 03:30, përgjatë Via Emilia, në Diegaro të Cesenas.
Automjeti në të cilin udhëtonin 4 të rinj, të moshës 22 deri në 24 vjeç, për arsye ende të panjohura përfundoi jashtë rruge duke u përmbysur.
Viktima është 22-vjeçari shqiptar Mimo Mikolla, i cili jetonte mes Shqipërisë dhe Forlimpopoli, ku kishte tezen e tij, e cila e kishte rritur dhe që sipas mediave fqinje Mikolla e vizitonte herë pas here. Të rinjtë e tjerë u dërguan në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën.





