Marsel Hysa është 47-vjeçari i cili u vetëhodh nga kati i tretë i Spitalit të Traumës në kryeqytet në orët e para të mëgjesit të së dielës, duke gjetur vdekjen.

47-vjeçari nga Tepelena vuante nga probleme të shëndetit mendor dhe sipas deklarimeve të familjarëve ka tentuar edhe më parë vetëvrasjen.

Ai ishte paraqitur për ndihmë mjekësore në spital mesditën e së shtunës pasi ishte vetëplagosur me thikë.

Infermieret e spitalit kanë tentuar ta shpëtojnë, por 47-vjecari u ka ikur nga duart.