Mbrëmjen e djeshme një burrë ka hipur në një nga shtyllat e ndriçimit të stadiumit “Niko Dovana” në Durrës dhe ka kërcënuar se do të hidhet.

Bëhet me dije se personi i cili u ngjit në shtyllën e ndriçimit është shtetasi Andon Shkodra, e pas disa orësh negociata mes personit në fjalë dhe efektivëve të rendit të pranishëm në vendngjarje, Shkodra ka zbritur në orën 12 të natës së kaluar.