Zbardhet identiteti i personit të vrarë pak më parë në qytetin e Durrësit.

Mësohet se bëhet fjalë për shtetasin Edmond Koçi, i cili në rrethana ende të paqarta për policinë është qëlluar me armë zjarri.

Burimet zyrtare njoftuan pak me pare se ne lidhje me kete ngjarje janë ngritur pika kontrolli në të gjitha akset rrugore  në hyrje e në dalje të Durrësit  si dhe në drejtim të Tiranës e Kavajës. 

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për sqarimin dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes për të bërë të mundur identifikimin kapjen e autorëve.