Një nga personat e arrestuar nga policia e Durrësit, në operacionit “Porositësit” që çmontoi një grup kriminal që akuzohet për disa vrasje në Tiranë e Durrës, është edhe një polic i Burgjeve në qytetin bregdetar.
Në pranga ka rënë polici Flamur Bejko, i cili sipas bluve, ka porositur dy vëllezërit Gentian dhe Indrit Beqiraj të kryenin një vrasje të dyfishtë, e cila nuk është finalizuar.
Madje Bejko ka paguar dhe 3500 euro për dy vëllezërit, për të kryer vrasjen e shtetasve S. Z. dhe I. H.





