Lulëzim Kastrati është efektivi i policisë në Durrës, makina e së cilit shpërtheu me tritol mëngjesin e sotëm.

Ngjarja ndodhi rreth orës 06:25, në lagjen nr.17, në mjetin e parkuar para banesës së policit Kastrati, ku ky i fundi është edhe i plotfuqishmi i zonës.

Shpërthimi shkaktoi vetëm dëme të vogla materiale. Lidhur me këtë ngjarje, policia njoftoi më herët se janë shoqëruar disa persona që dyshohen që mund të kenë dijeni.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.