Një shpërthim i fuqishëm është regjistruar mbrëmjen e sotme në Tiranë në vendin e quajtur “Komuna e Parisit”. Sipas informacioneve, një makinë ka shpërthyer teksa ndodhej në parkimin e një qendre tregtare.
Nga shpërthimi nuk raportohet për të plagosur. Mësohet se makina është në pronësi të prokurorit Arjan Muça, ndërsa bëhet me dije se eksplozivi ishte vendosur në në pjesën e përparme të automjetit. Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar në këtë ngjarje.
Policia po vijon punimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.





