Policia greke ka zbuluar dhe identitetin e të arrestuarit sot në Greqi me një sasi droge. Sipas policisë, greke i arrestuar në Igumenicë është Angjel Sullaj, 19 vjeç.

Po ashtu mësohet se Policia e Sarandës ka nisur hetimet për këtë shtetas, dhe ka kryer edhe kontrollin e banesës së tij.

Pas informacioneve te dhëna nga policia shqiptare, policia e Igumenicës ndaloi në Sajadhe, Igumenicë, një automjet që vinte nga kufiri gjelbër.

Brenda në mjet u gjetën dhe sekuestruan 26 pako me 17 kg 474 gram marijuanë. Në pranga ka rënë drejtuesi i mjetit, Angjel Sullaj, ndërsa është shpallur në kërkim organizatori i trafikut, një shqiptar 28-vjeç.