Denis Spahiu është 23-vjeçari që mbeti i plagosur pas një konflikti për motive të dobëta në lagjen nr.17 në Durrës.

Në një njoftim zyrtar për mediat, blutë e Durrësit bëjnë me dije se është shpallur në kërkim autori i identifikuar me inicialet O.H.

Njoftimi i plotë:

Durrës/Informacion paraprak

Plagosi me thikë për motive të dobëta gjatë një konflikti të çastit, Policia identifikon e shpall në kërkim 20 vjeçarin.

Në lagjen Nr.17 Durrës, si pasoje e një konflikti për motive të dobëta shtetasi E. H., 20 vjeç, ka plagosur me mjet prers (thikë) shtetasin D. S., 23 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e policisë ndodhen me vendngjarje dhe po krehin zonën me qëllim kapjen e autorit.