Dilaver Tepelena, këshilltari i PR-së në këshillin bashkiak të Durrësit, ishte i vetmi nga e djathta që ishte i pranishëm në sallë dhe dha votën pro buxhetit të vitit 2018.
Në ndryshim nga këshilltarët demokratë, që bojkotuan mbledhjen e paradites së të shtunës së Këshillit Bashkiak, Tepelena bashkoi votën e tij me të majtët.
Nëse bashkimi i votave të këshilltarëve të LSI-së me aleatët e dikurshëm PS-në mund të ishte deri diku i pritshëm, votimi pro i këshilltarit të PR-së habiti jo pak.
Për disa vite me rradhë Dilaver Tepelena ka mbajtur postin e sekretarit të prefekturës, gjatë periudhës 2009-2013.
Ndërkohë nga selia blu e Durrësit, këshilltarët bashkiakë dhe kryetari i komanduar Oerd Bylykbashi nuk ka ende asnjë reagim.





