Ky është i moshuari Bajram Cani, 78 vjeç, i cili humbi jetën ditën e sotme në shtëpinë e tij në lagjen nr.17 në Durrës. Sipas policisë, i moshuari ka humbur jetën për shkaqe natyrale, ndërsa jetonte i vetëm në banesë.
“Më datë 21.02.2021, në lagjen nr.17, Durrës, është gjetur pa shenja jete në banesë, shtetasi B. C., rreth 78 vjeç, i cili banonte i vetëm.
Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se ka ndërruar jetë nga shkaqe natyrale”,- njofton policia.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.





