Zbulohet identiteti i shqiptarit të arrestuar ditën e shtunë në Igumenice me 167 kg marijuanë.

Media greke shkruan se bëhet fjalë për 37-vjeçarin nga Saranda të identifikuar si Mihal Qendro Leka. Ky është një person me precedentë penalë në Sarandë.

Leka është i njohur për fshehjen dhe ndihmën që i ka dhënë një personi të kërkuar për vrasjen e një punëtori karburanti. Ai u arrestua për “përkrahje të autorit te krimit” të një vrasje të ndodhur ne 2016.

Gjithashtu njihet edhe si përdorues droge. Vetëm një ditë më parë një sasi e konsiderueshme droge është sekuestruar në kufirin shqiptaro-grek.

Raportohet se droga u kap në Rajo të Igumenicës, pranë një ferme. Me ndihmën e dy qenve dhe forcave policore, autoritetet greke arritën të kapin 6 çanta me 83 pako, që përmbanin 167 kg e 510 gram marijuanë.

Lënda narkotike kishte kaluar nga kufiri gjelbër, ndërkohë që në pranga ra një shqiptar, i cili kishte transportuar drogën.