Policia zvicerane ka shpallur në kërkim një shtetas shqiptar, i cili është i akuzuar për vjedhje.

Bardh Marku, 42 vjeç, akuzohet se ka grabitur me dhjetëra shtëpi në St. Gallen.

Kryesisht hajduti shqiptar piketonte dhe vidhte shtëpitë e pushimit në periferi të qytetit, por ai ka realizuar vjedhje edhe në Valais apo Vallis.

Sipas policisë, ai është i gjatë 174 cm dhe ka sy ngjyrë kafe. Marku është njohës i gjuhës shqipe dhe italiane, raporton e përditshmja zviceriane Blick.

Bardhi është parë duke lëvizur me biçikletë, raportojnë mediat lokale, të cilat publikojnë edhe foton e vënë në dispozicion nga policia zviceriane.