Specialistët për hetimin e Krimeve të Rënda në bashkëpunim me specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative kanë arrestuar në flagrancë shtetasin:

• Alban Skonja 34 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë për vjedhje me armë.

Në lagjen Nr.17, bazuar në informacionet e disponuara nga Strukturat Policore, gjatë kontrollit fizik të ushtruar shtetasit të mësipërm iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale:

• një armë zjarri pistoletë tip TT;

• 7 fishekë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit"  parashikuar në nenin 278 të Kodit Penal.