Aksident me vdekje në fshatin Ferras në Fier. Mësohet se një automjet ka përplasur për vdekje një këmbësor, i identifikuar si Ylli Rrapo Toska , 70 vjec, i cili ishte duke lëvizur anës rrugës.

Mësohet se viktima është pikasur nga banorë të zonës ndërsa autori i ngjarjes është larguar nga vendi i ngjarjes.

Pranë vendit të ngjarjes ka shkuar policia dhe autoambulanca.