Një i moshuar shqiptar ka humbur jetën në Itali, pasi është përplasur nga një automjet, gjatë kohës që po lëvizte në rrugë.
Mediat e vendit fqinj raportojnë se ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në rrugën “Fiorentina” në afërsi të Pistoias, dhe viktima është 85-vjeçari Simon Gjondrekaj.
Ai u transportua menjëherë në spital por nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra nga përplasja. Makina e hodhi atë disa metra më tutje.
Mjeti i cili përplasi shqiptarin, drejtohej nga një tjetër i moshuar italian, i moshës 74 vjeç.





