Mbytet një pushues nga Kosova. Ngjarja është regjistruar pasditen e sotme në Velipojë, ndërsa viktima është identifikuar si shtetasi Qamil Bajrami 73 vjeç. Sipas informacioneve policore, viktima ishte banues në Prishtinë.
Në vendngjarje shkuan forcat e policisë, të cilat nisën hetimet për të zbardhur rastin.
Sakaq, trupi i viktimës është dërguar në morgun e spitalit.





