Një pushues është mbytur mëngjesin e sotëm në plazhin e Shëngjinit. Mësohet se viktima është Besnik Marlika 78 vjeç, nga qyteti i Krujës.
Ai ka qenë duke pushuar bashkë me familjen e tij dhe sapo është futur në det dyshohet se ka pësuar atak kardiak.
Policia po heton për zbardhjen e rrethanave.





