Informacionet e marra nga qytetarët për një shtetas që mbante armë zjarri kanë ndihmuar policinë e Durrësit të çojë pas hekurave një të ri, që kishte armë dhe municion luftarak.
Pas informacioneve të marra, efektivët e komisariatit të Durrësit kanë ushtruar kontroll të befasishëm në banesën e shtetasit Silvester Grillo, në lagjen nr 2.
Si rezultat i kontrollit, shërbimet e policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë dhe një sasi municioni luftarak.
Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Silvester Grillo, 28 vjeç, dhe materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për vepën penale “Mbajtje pa leje dhe prodhim i armëve, amëve shpërthyese dhe municionit‘’.





