Policia kufitare në Rinas ka goditur një rast të tentativës për trafik armësh nga Shqipëria në Itali. Në kudër të operacionit të koduar “Siguria” në pranga u vu 30-vjeçari Halil Hysaj nga Shqipëria, por rezident në Itali.
Policia thotë se gjatë këtij operacioni, i riu u kap në flagrancë në dalje të Shqipërisë.
Nga kontrolli nëpërmjet skanerit, në bagazhet e këtij shtetasi, u gjet 1 armë zjarri pistoletë me municion luftarak, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Trafikimi i armëve dhe i municionit”.





