Një banesë ka marrë flakë ditën e sotme në banesën e Korçës. Mësohet se banesa që ka marrë flakë ka qenë në në lagjen nr. 13.
Për shkak të flakës, ka humbur jetën një 73-vjeçare me emrin Fluturie Potka që jetonte në banesë.
Njoftimi i Policisë:
Korçë/Informacion paraprak Më datë 15.01.2026, rreth orës 09.10, në lagjen nr. 13, Korçë, ka rënë zjarr në banesën e shtetases F. P., rreth 73 vjeçe, e cila si pasojë e asfiksisë, ka ndërruar jetë.
Shërbimet e policisë dhe të zjarrfikëses ndodhen në vendngjarje, për të bërë të mundur shuarjen e zjarrit. Grupi hetimor po punon për të përcaktuar shkakun e rënies së zjarrit dhe për të bërë dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.





