Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Kavajë. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur në Spille, ku një motor ka dalë nga rruga duke u përplasur në asfalt.

Për shkak të goditjes së fortë ka humbur jetën drejtuesi i motorit Donald Agolli, rreth 20 vjeç, ndërsa është plagosur rëndë një vajzë, pasagjere në motor.

Policia dhe ambulanca kanë shkuar me urgjencë në vendin e ngjarjes. Grupi hetimor ka kryer procedurat dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.