Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Shijak ndalojnë një shtetas të dënuar me 1 vit e 6 muaj burg, i cili ishte shpallur në kërkim.
Sipas njoftimit të policisë, shtetasi i ndaluar është Mateo Gjepali 28 vjeç, banues në Shijak, i dënuar më parë për vjedhje.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Shijak, në vijim të punës së pandërprerë për kapjen dhe vënien para përgjegjësisë autorët e veprave penale kanë bërë të mundur ndalimin e një shtetasi të shpallur në kërkim, konkretisht:
Mateo Gjepali 28 vjeç, banues në Shijak, i dënuar më parë për vjedhje.
Gjepali ishte i shpallur në kërkim nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale "Vjedhja në bashkëpunim", pasi në Ndroq ka vjedhur banesën e shtetasit O.K. duke marrë sende të ndryshme elektroshtëpiake dhe vegla pune.
Për veprime të mëtejshme procedurale i'u dorëzua Efektivëve të Policisë Tiranë.





