56-vjeçari Agron Ahmetaj ka përfunduar në prangat e policisë pasi dyshohet se ka ndezur qëllimisht një zjarr, ku si pasojë u dogj një sipërfaqe e konsiderueshme toke.
Ai ndezi zjarr në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Bypassit”, në territorin e fshatit Tragjas, dhe si pasojë e përhapjes së flakëve, është djegur një sipërfaqe toke me pemë dhe me shkurre.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.





