Policia italiane ka arrestuar një shqiptar i cili për rreth një vit ndodhej në arrati, pasi ishte dënuar me 2 vite e 6 muaj burg për trafik droge.
Mediat fqinje shkruajnë se shqiptari Qani Kelolli, u kap në Milano, ku kishte shkuar për të dhënë një provim në “Accademia di Berera”, ku ishte regjistruar.
Ai u arrestua menjëherë pas provimit, ku ishte paraqitur me një pasaportë false si qytetar grek. 46-vjeçari kundërshtoi policët, por pas një përleshje të shkurtër iu vunë prangat.
Sipas hetuesit, ai ka qenë gjithmonë shumë i lidhur me artin, madje ka shkruar edhe një libër, “Lindur për të shkuar larg”, duke treguar historinë e tij të rehabilitimit.





