Shërbimet e Komisariatit të Policisë Librazhd kanë ndaluar shtetasin Fatmir Hoxha, 55 vjeç, mësues në shkollën 9-vjeçare Rrajcë Skënderbej dhe banues në fshatin Rrajcë të bashkisë Prrenjas pas kallëzimit të bërë ndaj tij për vepra të rënda penale.
Sipas burimeve zyrtare nga Policia, ndaj mësuesit Fatmir Hoxha kishte dy denoncime nga dy familja të dy nxënëseve 13 dhe 14 vjeçe të fshatit Rrajcë Skënderbeu të cilat pretendojnë se ai i përndiqte në mënyrë të përsëritur dhe i ngacmonte seksualisht.
Komuniteti kishte kërkuar më herët largimin e mësuesit nga puna. Kallëzimi i bërë së fundi është marrë seriozisht nga strukturat përkatëse të policisë dhe pas një hetimi paraprak.
Pas denoncimit në polici mësuesi është larguar nga fshati dhe ndaj tij është marrë masa e ndalimit të menjëhershëm në aeroportin e Rinasit në tentativë për t’u larguar jashtë Shqipërisë me avion.
Nga veprimet e para hetimore ka rezultuar se ngjarja është përsëritur në disa raste gjatë muajve të fundit çka ka shkaktuar shqetësim dhe frikë te e mitura dhe familja e saj.
Autoritetet policore kanë sekuestruar gjithashtu prova të cilat dyshohet se mbështesin pretendimet e kallëzuesve.
Policia e Librazhdit vijon hetimet për të dokumentuar plotësisht rastin.