Një shqiptar është arrestuar nga policia italiane në Novara, pasi ishte në kërkim që prej muajit mars të vitit 2016. Shqiptari i identifikuar si Trifon Nezha 28 vjeç është denoncuar nga ish e dashura e tij, pasi e përndiqte dhe kërcënonte pas ndarjes.

28-vjeçari shqiptar u arrestua pas një operacioni nga karabinierët e Novaras, ndërsa rezulton me precedent të mëparshëm penal për vjedhje.

Ai kishte humbur gjurmët pas denoncimit nga ish e dashura dhe dyshohet se ka qëndruar në Shqipëri për t’u rikthyer sërish në Itali. Sipas mediave vendase, Trifon Nezha u mbajt nën vëzhgim për disa ditë derisa karabinierët arritën të gjenin vendin ku strehohej.

Gjatë operacionit në banesë u arrestua edhe një shqiptar tjetër i identifikuar si Erjion Rama, 23 vjeç, i akuzuar për disa vjedhje.