Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur pak minuta më parë në Tiranë, në zonën e Saukut. Mësohet se një person ka mbetur i plagosur dhe është nisur me urgjencë në spitalin e Traumës
Ende nuk dihen detaje lidhur me rrethanat e ngjarjes. Mesohet se i plagosur ka mbetur Santi Xhaferri, 38 vjeç, që ka marrë një plumb në këmbë. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur punën për zbardhjen e rastit.





