Të shtëna me armë zjarri janë regjistuar mbrëmjen e sotme në rrethrrotullimin e Maqellarës në Dibër.
I plagosur ka mbetur një 50-vjeçar, i identifikuar si Faik Zeqja. Mësohet se 50-vjeçari ka mbetur i plagosur në këmbë dhe është transportuar në spital. Nuk dihet ende nëse ka qënë një konflikt i çastit apo arsye tjetër.
Policia dhe grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të bërë zbardhjen e plotë të shkaqeve.





