Një 26-vjeçar nga Tirana, Klevis Alilaj, ka përfunduar në spital pasi është goditur me thikë në kokë. Ai u shoqërua menjëherë nga policia drejt strukturave spitalore, ku aktualisht po trajtohet në repartin e kirurgjisë.

Sipas mjekëve, i riu ka marrë një plagë sipërfaqësore dhe ndodhet në gjendje të qëndrueshme, pa rrezik për jetën.

Policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe për të identifikuar autorin e sulmit.