Një 69-vjeçar është plagosur me thikë ditën e sotme në Himarë. Përparim Popa është dërguar menjëherë drejt spitalit të Vlorës për të marrë ndihmë mjekësore të specializuar.
I moshuari është dëmtuar në kraharor, ndërsa burimet policore konfirmojnë se ngjarja ka ndodhur në Himarë. Shkaqet e këtij incidenti nuk dihen ende, ndërkohë që policia ka filluar hetimet.





