Një i ri 24-vjeçar ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Durrësit, pasi është plagosur me thikë pas një sherri banal.

Policia njofton se ka arrestuar në flagrancë shtetasin Adriatik Kokiçi 47 vjeç, banues në Durrës.

Mësohet se ky shtetas, në lagjen nr.14 Durrës, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta ka goditur me mjet prerës (thikë) në pjesën e gjoksit shtetasin R. A.  24 vjeç, banues në Durrës.

I riu ndodhet në kujdesin e bluzave të bardha në spitalin rajonal.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje", parashikuar në nenin 88/1 të Kodit Penal.