Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pak çaste më parë në Rrogozhinë. Ngjarja ndodhi në rrugë, në fshatin Sinaballaj.

Nga të shtënat i plagosur ka mbetur shtetasi me inicialet Klajdi Lluca, 22 vjeç, i cili ka marrë plumb në këmbë. 

Deri më tani nuk dihen rrethanat se si ka ndodhur ngjarja, ndërkohë që policia po heton.

I plagosuri është transportuar me urgjencë në spital, ndërkohë që nuk dihet ende se si është gjendja e tij shëndetësore.