Pak orë më pare, ish-kryeministri Sali Berisha denoncoi një rast të përfshirjes së një efektivi policie në Shkodër, në fushatën elektorale të Partisë Socialiste.

Pas këtij denoncimi ka reaguar komisariati i policisë së Shkodrës, i cili ka shkarkuar nga detyra efektivin Dedë Kodra. Nga ana tjetër, Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave ka nisur menjëherë hetimin për këtë policin Kodra.

Dedë Kodra mësohet se mban pozicionin e ndihmës Specialistit të Policimit në Komunitet, në Komisariatin e Policisë Shkodër.

Në postimin e tij, ish kryeministri Berisha shkruante se ky ishte një materializim i thirrjes së rreth një jave më parë, që bëri kryeministri Rama. Kujtojmë se kryeministri Edi Rama i bëri thirrjte të gjithë efektivëve të policisë, që pas mbarimit të punës të mblidhnin vota për Partinë Socialiste.

Një ditë më pas, Rama do të kërkonte ndjesë publike për thirrjen e tij, ndërsa disa ditë më pas, Lëvizja Socialiste do ta çonte dosjen e kallëzimit penal ndaj tij, në dyert e Prokurorisë.