Kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 21-vjeçari, Jetmen Xhahysa, që shiste doza kanabisi në Durrës. Policia ka sekuestruar dozat e kanabisit që iu gjetën atij, gjatë kontrollit fizik.
“Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, të DVP Durrës, në vijim të veprimeve hetimore dhe operacionale të kryera në kuadër në kuadër të megaoperacionit “Tempulli”, kapën në flagrancë dhe vunë në pranga shtetasin:
J. H., 21 vjeç, banues në Durrës.
Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën atij, një sasi lënde narkotike cannabis të ndarë në doza gati për shitje, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.”,– njofton policia
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.





